Inteligjenca ukrainase paralajmëron për kujdes të shtuar të mërkurën

Inteligjenca e Mbrojtjes së Ukrainës ka paralajmëruar qytetarët që të jenë të kujdesshëm të martën dhe të mërkurën për shkak të kërcënimeve të vazhdueshme të sulmeve me raketa ruse, ndërsa Ukraina shënon Ditën e Pavarësisë.
“Ekziston një kërcënim në rritje i sulmeve me raketa dhe provokime tjera brenda dhe jashtë vendit. Ata janë të çmendur pas datave dhe simboleve, kështu që do të ishte mjaft e logjikshme që të jesh në roje dhe të përgatitesh për faktin se dita e pavarësisë do të konkretizohet me sulme gjithashtu. Ukraina është gati për këtë”, ka thënë zëdhënësi i Inteligjencës së Mbrojtjes së Ukrainës, Andrii Yusov.
Edhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky i ka bërë thirrje popullit të tij që të kenë kujdes në Ditën e Pavarësisë së Ukrainës.
“Prioritetet” e Rusisë do të ishin të synojë infrastrukturën dhe institucionet shtetërore të Ukrainës, tha Zelensky në konferencën për shtyp së bashku me presidentin polak Andrzej Duda në Kiev të martën./21Media

Back to top button