Pas më shumë se 20 vjetësh “Latifa” flet për rolin e saj në “Kloni” ,çka ishte sfiduese për të?

Kanë kaluar mbi 20 vjet që nga realizmi i tij, por seriali “Kloni” mbetet një ndër krijimet më të famshme dhe të vlerësuara braziliane.
Telenovela u transmetua në shumë vende të botës, e te ne erdhi falë ekranit të RTV21.
 

Pas dy dekadash aktorja, Leticia Sabatella në një intervistë për mediat braziliane ka kujtuar me nostalgji rolin e saj të “Latifës”.
Portretizimi i një marokene si duket nuk ishte aq e lehtë për të, pasi që i duhej të ndiqte kurse të gjuhës, vallëzimi të mësonte Kuranin dhe frazat e famshme marokene.

“ Belly- dance” ishte pak sfidues, të kuptuarit e Kuranit… Gjithçka ishte një sfidë, por për mua, ishte një park argëtimi. Mendoj se sfida më e madhe për të gjithë ne ishte se nuk sollëm një karikaturë. U kujdesa shumë për të. “Inshalá” (në dashtë Zoti), u kujdesa shumë që të mos e ktheja në një frazë të zbrazët, sepse kur shkova në Marok, kuptova se kur thua “Allah”, është nga thellësia e shpirtit. I kërkova Zotit shumë, shumë frymëzim. Mendoj se kjo ishte sfida: të trajtoje me delikatesë.”, ka thënë ajo.
Tutje ka cilësuar “Klonin” si një moment historik për karrierën e saj.
“ Mendoj se shumë njerëz ranë në dashuri me Latiffën. Ndihesha shumë e ledhatuar nga publiku. “, ka thënë Sabatella./21Media

Back to top button