Inter-Juventus, formacionet e mundshme

I riu i Juventusit, Matias Soulé mund të startojë kundër Interit në “Giuseppe Meazza” sonte, ndërsa Marcelo Brozovic duket favorit ndaj Henrikh Mkhitaryan për mesfushën e “Neroazzurrëve”.

Interi i Simone Inzaghit qëndron në vendin e dytë me 50 pikë para këtij ballafaqimi me Juventusin, i cili aktualisht qëndron në vendin e 7-të me 38 pikë.

Derbi i Talisë vjen në një kohë kur të dy skuadrat kanë rezultate jo aq të mira duke lëshuar pikë ndaj skuadrave të pjesës së poshtme të tabelës.

Të dyja skuadrat kaluan betejat e tyre përkatëse evropiane gjatë javës, me “Nerazzurrët” që u kualifikuan në mesin e tetë skuadrave më të mira të Ligës së Kampionëve, ndërsa “Bianconerët” arritën në çerekfinale të Europa League.

Formacionet e mundshme Inter-Juventus:

Inter (3-5-2): Onana; Darmian, De Vrij, Acerbi; Dumfries, Barella, Brozovic, Calhanoglu, Dimarco; Lukaku, Lautaro.

Juventus (3-5-2): Szczesny; Gatti, Bremer, Danilo; De Sciglio, Fagioli, Locatelli, Rabiot, Kostic; Soulé, Vlahovic.

Back to top button