Interi e mbyll sezonin në Serie A me fitore ndaj Torinos

Ka përfunduar sezoni 2022/23 i Serie A për Torinon dhe Interin, ku ky i fundit e mbyll këtë edicion me fitore.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Olimpico di Torino”, Interi e ka mposhtur Torinon si mysafirë me rezultat minimal 1:0.

Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi mesfushori kroat, Marcelo Brozovic, i cili vulosi fitoren e Interit 1:0 në minutën e 37’.

Me pikët e reja, Interi momentalisht renditet në vendin e dytë në tabelë në kuotën e 72 pikëve, krahas Torinos që renditet në vendin e nëntë me 53 pikë të arkëtuara.

Rezultati final i ndeshjes, 1:0 në favor të Interit.

Back to top button