Hoxhaj: Organizimi i zgjedhjeve në veri nga OSBE, kthim prapa për Kosovën

Kërkesa që zgjedhjet të përsëriten në veri dhe të organizohen nga OSBE-ja sipas Ish-ministrit të jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhajt paraqet një kthim prapa për Kosovën.

“Në dekadën e kaluar, organizimi i zgjedhjeve në veri të Kosovës është kryer ekskluzivisht nga KQZ-ja e Kosovës. Kërkesa që zgjedhjet të përsëriten në veri dhe të organizohen nga OSBE-ja, paraqet një kthim prapa për Kosovën!”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.

Që zgjedhjet të përsëriten në veri ishte njëri ndër nëntë hapat që ka propozuar OSBE për të ulur tensionet në Veri dhe për t’u mbajtur zgjedhjet e reja. Këtë plan të OSBE-së e ka mbështetur Brukseli./21Media

Back to top button