Interi me ofertë të re për Pavard

Interi do të paraqesë një ofertë të re për mbrojtësin e Bayern Munihut, Benjamin Pavard, por bavarezët kanë nevojë për të gjetur një zëvendësues dhe Manchester City ka bllokuar lëvizjen e mundshme të Kyle Walker atje.

Pavard po shtyn t’i bashkohet Interit, siç konfirmoi drejtori i “Nerazzurrëve”, Beppe Marotta të shtunën mbrëma. Megjithatë, të dy klubet nuk kanë arritur ende një marrëveshje për koston e transferimit të mbrojtësit, plus Bayern Munich duhet të nënshkruajë një mbrojtës të ri përpara se ta dërgojë francezin në Itali..

Sipas gazetës franceze ”L’Equipe”, Interi do të rrisë ofertën e tyre për fituesin e Kupës së Botës 2018. Oferta e tyre e parë ishte me vlerë 25 milionë euro plus shtesa 5 milionë euro, por u refuzua, kështu që “Nerazzurrët” tani do ta rrisin atë në 28 milionë euro plus bonuse 5 milionë euro.

Megjithatë, edhe nëse Bayerni pranon ofertën e Interit, ata nuk do ta lënë Pavardin të largohet derisa të gjejë një zëvendësues.

Kontrata e Pavardit me Bayernin skadon në qershor 2024.

Back to top button