Interi mposht Atalantan, vazhdon në gjysmëfinale të Kupës së Italisë

Ka përfunduar çerekfinalja e parë e Kupës së Italisë me fitore të kampionit aktual.
Gjiganti italian, Inter e vazhdon rrugëtimin në Kupën e Italisë, pasi e mposhti sot në çerekfinale skuadrën e Atalantas.
Pas plot 90 minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Giuseppe Meazza” u shënua vetëm një gol, ku Matteo Darmian i siguron fitoren “Nerazzurëve” me golin e tij në minutën e 57’.
Me këtë fitore, Interi tani siguron plasmanin në gjysmëfinale të Kupës së Italisë, ku e vazhdon rrugëtimin për ta mbrojtur titullin e kampionit të kësaj gare.
“Nerazzurët” në gjysmëfinale e presin fituesin e ndeshjes mes Lazios dhe Juventusit.

Back to top button