​Interi mposht Lazion, rrëmben vendin e katërt

Interi ka regjistruar një fitore jashtëzakonisht të rëndësishme në xhiron e 32-të në Serie-A.

“Neroazzurrët” kanë mposhtur Lazion në “Giuseppe Meazza” me përmbysje të rezultatin nga 0-1 në 3-1.

Skuadra e Simone Inzaghit e pa vetën në disavantazh pas gjysmë ore lojë kur Felipe Anderson shënoi për 1-0 dhe me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushim.

Në pjesën e dytë, madje në 12 minutat e fundit, zikaltërit shënuan tre gola. Lautaro Martinez shënoi dy gola në minutat 78’ dhe 90, kurse Gosens shënoi shënoi golin tjetër në minutën e 83-të.

Me këtë fitore, Interi ngjitet në vendin e katërt me 57 pikë, aq sa kanë menjëherë pas tyre edhe Milani dhe Roma.

Back to top button