Interi mposht Spezian, presioni mbi Napolin e Milanin

Interi ka regjistruar një tjetër fitore shumë të rëndësishme në Serie-A duke e mposhtur Spezian me rezultat 2-0 në “Giuseppe Meazza” në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 15-të të kampionatit italian.
Nga një gola në secilën pjesë i mjaftuan “Neroazzurëve” që t’i arkëtojnë tri pikë të reja nga ky takim.
Roberto Gagliardini shënoi në minutën e 36’ për 1-0, kurse Lautaro Martinez e vendosi rezultatin përfundimtar të ndeshjes nga penalltiat duke shënuar për 2-0 në minutën e 58’.
Kji fitore e vendos Interin të dytin në tabelë me 34 pikë, një më pak se Napoli në vendin e parë dhe dy më shumë se Milani në vendin e tretë dhe që sonte luajnë ndaj Genoas, përkatësisht Sassuolos.

Back to top button