Franca mund të ndryshojë qëndrimin për liberalizim të vizave?!

Kritikohen deklarimet e ministres Gërvalla se Franca do ta ndryshojë qëndrimin

Çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën është vënë sërish në diskutim , pak kohë para se Franca ta marrë presidencën e Bashkimit Evropian. Njohës të marrëdhënieve ndërkombëtare thonë se deklaratat e ministres, Donika Gërvalla, për ndryshim të qëndrimit të Francës për heqjen e vizave do ta dëmtojnë këtë proces. Sipas tyre, liberalizimi tashmë është çështje politike dhe varet edhe nga zhvillimet në dialogun Kosovë – Serbi. (Teksti- Donika Osmani, kamera: Lulzim Fana)./21Media

Back to top button