​Interi mposhtet nga Napoli

Napoli që tashmë është i konfirmuar si kampion i Italisë, e ka mposhtur Interin në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 36-të në Serie-A me rezultat 3-1.

Të katër golat u shënuan në pjesën e dytë, derisa Interi e mori lajmin e keq që në pjesnë e parë pasi në minutën e 41’ nga loja u përjashtua me karton të kuq mesfushori italian Roberto Gagliardini.

Epërsia numerike ia mundësoi Napolit që të kalojë në epërsi në minutën e 67’ me golin e bukur të Anguissas, por tetë minuta para se të mbyllej ndeshja, Romelu Lukaku riktheu baraspeshën në rezultat duke shënuar për 1-1.

Gjithsesi Napoli shfrytëzoi sërish epërsinë enjë lojtari dhe në minutat e fundit të ndeshjes shënoi edhe dy herë përmes Di Lorenzos dhe Gaetanos për të marr tri pikë të reja.

Me këtë humbje, Interi mbetet në kuotën e 66 pikëve në vendin e tretë dhe rrezikon hyrjen në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm pas në luftë për top katërshën e Serie-A janë edhe Milani dhe Lazio që kanë nga 65, respektivisht 64 pikë.

Back to top button