Interi në krizë të rezultateve, ndalet edhe nga Genoa

Ka përfunduar ndeshja në stadiumin ”Luigi Ferraris” mes skuadrës së Genoas dhe kampionit italian Inter, ku të dy skuadrat kanë ndarë pikët e barabarta.
Pas 90’ minutave lojë të zhvilluara, Interi ka arritur të barazojë si mysafirë pa gola me skuadrën e Genoas.
”Nerazzurët” ishin skuadër më e mirë në këtë ndeshje, ku statistikat si posedimi i topit, gjuajtjet drejt portës dhe tentimet për gol ishin në anën e tyre, por në fund të dy portierët arritën të mbajnë portat e paprekura.
Ndërkaq, barazimi i sotëm ishte ndeshja e katërt me radhë e Interit pa fitore, ku tani zë vendin e dytë në tabelë me gjithsej 55 pikë të arkëtuara, dy sosh më pak se lideri i tabelës Milani, por me një ndeshje më pak të zhvilluar.
Në anën tjetër, skuadra e Genoas zë vendin e parafundit në tabelë, respektivisht vendin e 19 me gjithsej 17 pikë të arkëtuara.
Rezultati final i ndeshjes mes Genoas dhe Interit është i barabartë 0:0.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button