Thaçi në RTV 21: “Aty ku ka qenë SHBA-ja, Kosovës gjithmonë i ka dalë mirë”

I ftuar në edicionin qëndror të lajmeve në RTV21, ishte presidenti Hashim Thaçi

Presidenti gjatë kësaj interviste foli për procesin e dialogut dhe të ardhmen e tij, tash pas formimit të ekipit negociator, si dhe për refuzimin e LDK-së dhe Vetëvendosjes që të jenë pjesë e këtij ekipi.

Presidenti deklaroi se viti 2019 pritet të jetë viti që sjellë marrëveshjen me Serbinë, duke përmendur gjithashtu përkrahjen nga letrat e dërguara nga kancelarja Angela Merkel, presidenti Emmanuel Macron si dhe presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Thaçi deklaroi se marrëveshja me Serbinë duhet të arrihet ose mos të arrihet në muajt e parë të vitit 2019, që priten të jenë vendimtarë në procesin e dialogut, duke treguar optimizëm se kjo do të arrihet.

Ai foli edhe për rolin e SHBA-ve në dialogun me Serbinë, duke thënë se aty ku ka qenë SHBA-ja, Kosovës gjithmonë i ka dalë mirë, e në këtë rast Shtetet e Bashkuara janë në përkrahje të Kosovës, si dhe në përkrahje të një marrëveshjeje obliguese me Serbinë, duke shtuar gjithsesi se në tavolinë janë dy shtete sovrane dhe të pavarura, Kosova dhe Serbia.

Thaçi ka shtuar se kjo është një arsye pse ne duhet t’i dëgjojmë këshillat e Shteteve të Bashkuara, pasi jemi popullata më pro-amerikane në botë./21Media

Back to top button