Inxhinierja kosovare flet për çmimin ndërkombëtar që e fitoi në Paris

Inxhinierja kosovare, Pranvera Dobruna-Kryeziu është nderuar me çmimin ndërkombëtar “Gratë në Energji”.
Ekspertja e energjisë sonte në “21 Gradë” në RTV21 foli për çmimin duke thënë çmimi është fillimisht njohje e kontributit të saj dhe njohje për Kosovën.
“Unë kam qenë e nderuar që e kam marrë këtë çmim dhe e kam përfaqësuar Kosovën dhe Shqipërinë. Është një e arritur e sektorit tonë të energjisë”, ka thënë ajo.
E themeluar në vitin 1921 në Paris, Francë, CIGRE është një komunitet ndërkombëtar i përkushtuar për zhvillim të përbashkët dhe shkëmbim të njohurive në fushën e energjisë.
Ky komunitet përbëhet prej mijëra profesionistëve nga mbi 90 vende në botë dhe 1250 organizata anëtare./21Media

Back to top button