Inzaghi pas fitimit të Kupës: Interi nuk dorëzohet kurrë

Interi është fitues i Kupës së Italisë për këtë edicion garues pasi në finale, e mposhti Juventusin pas vazhdimeve me rezultat 4-2, ndeshje kjo e cila u zhvillua në stadiumin “Olimpico”.
Simone Inzaghi është shumë krenar dhe i impresionuar.
“Ishte një paraqitje e mirë kundër një kundërshtari shumë, shumë të fortë. Dolëm mirë në pjesën e parë, humbëm pak formën drejt pushimit dhe më pas patëm një qasje të keqe në pjesën e dytë, duke pranuar dy gola vërtet të shmangshëm. Duhet të ishim më të kujdesshëm, megjithatë, ky ekip nuk dorëzohet kurrë”, ka thënë Inzaghi./21Media

Back to top button