​Inzaghi tregon pse nuk po luan Kristjan Asllani

Trajneri i Interit Simone Inzaghi është ndalur të flas për situatën nëpër të cilën po kalon mesfushori shqiptar, Kristjan Asllani te skuadra e tij.
Që nga rikthimi i kroatit Marcelo Brozovic nga lëndimi dhe formës së mirë të turkut Hakan Calhanoglu, Asllani ka humbur minutazhën e tij nën urdhrat e trajnerit italian.
Por Inzaghi ka deklaruar se është konkurrenca e madhe në repartin e mesfushës, andaj Asllani duhet të vazhdojë të stërvitet ashtu siç është duke bërë deri më tani.
“Për mendimin tim ai mund të luajë edhe pas sulmuesve, por roli i tij është ai i organizatorit, ai është një lojtar i shkëlqyer që po bën shumë mirë, ai na ndihmoi gjatë mungesës së Brozovic. Për momentin ai duhet të vazhdojë stërvitjen ashtu siç po bën”, ka thënë Inzaghi.
Interi pas 25 xhirove në Serie-A ka mbledhur 50 pikë dhe pozicionohet në vendin e dytë, prapa Napolit që është arratisur në kreun e tabelës me 65 pikë.

Back to top button