​IPK arreston një zyrtar policor për organizim të bixhozit

IPK arreston një zyrtar policor që dyshohet se ka pranuar 2000 euro për organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm.

“Inspektorati Policor i Kosovës me autorizim të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, ka zhvilluar hetim me masa të fshehta, simulim i korrupsionit, ku është arrestuar në flagrancë një zyrtar policor nga Stacioni Policor në Shtërpcë, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj pasi dyshohet se ka pranuar shumën prej 2000 euro si pjesë e një shume të përgjithshme në lidhje me veprën penale “Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.

Me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore-Ferizaj i dyshuari Zyrtari Policor është dërguar në mbajtje për 48 orë lidhur me veprën penale “Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, neni 294, i Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e

Inspektoratit Policor të Kosovës.

Back to top button