Kaloni te përmbajtja kryesore

​IPK-ja shënon 17-vjetorin e themelimit, Hodaj: Për çdo ditë po bëhemi më të besueshëm

​Në 17-vjetorin e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) është nënshkruar deklarata për themelimin e forumit rajonal të mbikëqyrjes policore.

Kryeshefi ekzekutiv i IKP-së, Kushtrim Hodaj ka thënë se qytetarët çdo ditë e më tepër po i besojnë këtij institucioni, duke adresuar ankesat e tyre.

“Sot bëhen 17 vjet prej fillimit të një rrugëtimi të vështirë, filluam si organizatë e vogël dhe sot jemi më profesional. Jemi një adresë e qartë që qytetarët të adresojnë ankesat e tyre. Vitet e fundit përmes angazhimit të shtuar, IPK ka shënuar sukses, duke realizuar operacione”, ka thënë ai.

Shefja e kabinetit të MPB-së, Jeta Tela – Shema theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me këtë institucion, për luftimin e krimit dhe korrupsionit.

“IPK në vizionin e ministrisë zë një vend të jashtëzakonshëm. Prioritetet për të luftuat krimin e organizuar është vështirë e realizueshme pa policinë. Gjithë këto vite, falë edhe mbështetjes të bashkëpunëtorëve tanë, IPK është angazhuar për policinë me integritet karshi qytetarëve tanë”, tha ajo.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button