IPK nis hetimin për rastin e vajzës që iu hodh sprej nga një polic

 

Inspektorati Policor i Kosovës ka filluar grumbullimin e informacioneve në lidhje me incidentin që ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Rrugën “B” në lidhje me një zyrtar policor i cili po dyshohet se ka hedhur sprej në sy të një 29 vjeçareje nën arsyetimin se nuk i ka vënë maskën e sigurisë qenit të saj.

“Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht hetuesit e saj sipas detyrës zyrtare kanë filluar grumbullimin e informacioneve lidhur me këtë rast. Veprimet tjera priten të ndërmerren në përputhje me misionin ligjor të IPK-së”, ka thënë IPK-ja në një përgjigje për portalin rtv21.tv.

E.H. thotë se rreth orës 13:30 ishte duke u shëtitur me qenin e saj, siç vepron pothuajse çdo ditë. Dhe, në një moment ka ardhur një patrullë e Policisë dhe zyrtarët policorë i kishin thënë se pse nuk i ka vendosur qenit maskën në gojë. Qytetarja thotë se ua ka sqaruar policëve se qeni ende është i vogël dhe se nuk ka nevojë t’i vihet maska, pasi nuk paraqiste rrezik për askënd.

Gjatë ditës së djeshme në media ka qarkulluar një video – incizim, ku shiheshin disa zyrtarë policorë, një ekip mjekësor dhe një grua, e cila ofendonte zyrtarët policorë./21Media

Back to top button