Haradinaj: I takon pozitës ta bëjë shumicën në Kuvend

 

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, pas takimit me liderin e VV-së, Albin Kurtin dhe kandidaten për presidente, Vjosa Osmani, ka deklaruar se AAK-ja do vazhdojë të qëndrojë si parti opozitare në Kuvend dhe ta kryejë detyrën e saj opozitare.

“Ne si opozitë do të bashkëpunojmë për temat e interesit nacional, duke ruajtur vendin. Ne mendojmë se funksioni ynë është i rëndësishme në kohën që vjen, për të mundësuar ekuilibrin e institucioneve”, ka deklaruar ai.

Haradinaj ka shtuar se partia fituese VV-ja duhet ta gjejë zgjidhjen për themelimin e institucioneve, duke mos e dërguar vendin në zgjedhje./21Media 

Back to top button