IPK supendon dy zyrtarë dhe arreston një tjetër

Inspektorati i Policisë ka njoftuar se i ka suspenduar dy zyrtarë policorë nga Stacioni në Dragash.

Togeri dhe shefi i ndërrimit ( me gradën rreshter) sipas IPK-së kishin dështuar t’i ofronin siguri një personi i cili ishte dërguar në ndalim.

Ky i fundit ishte sulmuar nga disa persona, në mesin e tyre edhe një zyrtar policor.

“Ju njoftojmë se IPK menjëherë ka dalë në vendngjarje dhe ka intervistuar palët, është njoftuar Prokurori Kujdestar (P.TH Prizren) dhe me urdhër të Prokurorit pas intervistimit janë ndaluar katër të dyshuar (Një pjesëtarë i PK-së me gradë zyrtar policor i ri dhe tre persona tjerë civil)”, thuhet në njoftim.

Back to top button