Specialja edhe sot në aksion, ZPS flet për RTV21

(Lajm i përditësuar)


Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) ka konfirmuar për portalin rtv21.tv se aktualisht janë duke kryer operacione në Kosovë.

Zëdhënësi i ZPS-së, Christopher Bennett i ka thënë portalit rtv21.tv se operacionet po kryhen me mbështetjen e Policisë së Kosovës dhe Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX).


Specialja edhe sot në aksion, bastiset edhe shtëpia e Artan Behramit

Pjesëtarë të Dhomave të Specializuara dhe të Zyrës së Prokurorit të Specializuar të Kosovës, kanë nis bastisjen në banesën e Artan Behramai, njërit nga këshilltarët për media të ish-presidentit, Hashim Thaçi.

Përndryshe, edhe dje janë bastisur edhe shtëpia e ish-shefit të AKI-së, Bashkim Smakaj, i cili po ashtu ka qenë këshilltar i ish-presidentit Thaçi.

Po ashtu, bastisje dje kishte edhe në banesën e Blerim Shalës, këshilltarit të Hashim Thaçit.

Back to top button