Kaloni te përmbajtja kryesore

Irani mohon t’i ketë ofruar Rusisë armë

Irani ka hedhur poshtë sërish akuzat se ka furnizuar Rusinë me armë “për t’u përdorur në luftën në Ukrainë”, tha sot ministria e tij e jashtme.
Kievi dhe pjesa më e madhe e Perëndimit kanë akuzuar Moskën për përdorimin e dronëve të prodhuar nga Irani në sulmet ndaj Ukrainës në javët e fundit.
Kjo temë pritet të diskutohet nga ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian në një takim të hënën në Luksemburg.
Në një deklaratë, Ministri i Jashtëm iranian Hossein Amir-Abdollahian “theksoi se Republika Islamike e Iranit nuk ka dhe nuk do të sigurojë asnjë armë për t’u përdorur në luftën në Ukrainë”.
“Ne besojmë se armatimi i secilës anë të krizës do të zgjasë luftën. Ne nuk e kemi konsideruar dhe nuk e konsiderojmë luftën si rrugën e duhur as në Ukrainë, as në Afganistan, Siri dhe Jemen”, tha ministri i jashtëm Iranian./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button