Irani shqipton dënimin e parë me vdekje për pjesëmarrje në protesta

Irani shqipton dënimin e parë me vdekje për pjesëmarrje në protesta

Gjykata në Iran ka dhënë dënimin e parë me vdekje për një person të arrestuar për pjesëmarrje në protesta që kanë përfshirë vendin, thonë mediat shtetërore.
Gjykata Revolucionare në Teheran gjeti se i dyshuari i kishte vënë zjarrin një objekti qeveritar dhe ishte fajtor për “armiqësi kundër Zotit”.
Një gjykatë tjetër dënoi pesë persona nga 5 deri në 10 vjet me akuza të sigurisë kombëtare dhe rendit publik.
Një grup i të drejtave të njeriut paralajmëroi se autoritetet mund të planifikojnë “ekzekutime të nxituara”, raporton BBC.
Të paktën 20 persona aktualisht po përballen me akuza të ngjashme thanë Human Rights Iran me qendër në Norvegji.
Drejtori i saj, Mahmood Amiry-Moghaddam, i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar të ndërmarrë veprime urgjente dhe “të paralajmërojë fuqishëm Republikën Islamike për pasojat e ekzekutimit të protestuesve”./21Media

Back to top button