Enea Koliçi “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës

Enea Koliçi “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës

Federata e Futbollit e Kosovës vazhdon ndarjen e çmimit “Ylli i Javës”.
Çmimi i më të mirit për javën e 17-të i ka takuar portierit të SC Gjilani, Enea Koliçi.
Komisioni vlerësoi se portieri Koliqi ishte më i merituari që skuadra e tij realizoi fitore shumë të rëndësishme si mysafire kundër Llapit (1:0).
Ai gjatë lojës u tregua vendimtar me disa në intervenime, duke mos lejuar që porta e tij të mposhtet.
“Faleminderit shumë komisionit, ky është një vlerësim i rëndësishëm për mua, të cilin dua t’ia dedikoj klubit dhe bashkëlojtarëve të mi. Ndeshja me Llapin ishte shumë e vështirë dhe e përgëzoj ekipin për angazhimin. Jam i lumtur që dolëm me pikë të plota nga kjo sfidë. Tani ka mbetur edhe një ndeshje e vështirë për ne, por shpresoj ta mbyllim këtë stinor vjeshtor sa më mirë”, ka thënë Koliçi./21Media

Back to top button