Stoltenberg: Qëllimi i Putinit është ta lërë Ukrainën të ftohtë e të errët këtë dimër

Stoltenberg: Qëllimi i Putinit është ta lërë Ukrainën të ftohtë e të errët këtë dimër

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka thënë se “qëllimi i presidentit rus është ta lërë Ukrainënë në të ftohtë e të errët këtë dimër”.
“Tërheqja e Rusisë nga Kherson tregon guximin e jashtëzakonshëm të forcave të armatosura të Ukrainës. I takon Ukrainës të vendosë se cilat kushte janë të pranueshme për negociatat për t’i dhënë fund luftës. Nuk duhet të gabojmë të nënvlerësojmë Rusinë. Forcat e armatosura ruse ruajnë aftësi të konsiderueshme, si dhe një numër të madh trupash dhe Rusia ka demonstruar gatishmërinë për të pësuar humbje të konsiderueshme. Ata gjithashtu kanë treguar brutalitet ekstrem. Muajt ​​e ardhshëm do të jenë të vështirë. Qëllimi i Putinit është ta lërë Ukrainën të ftohtë dhe të errët këtë dimër”, tha shefi i aleancës ushtarake gjatë një konference për shtyp me anëtarët e qeverisë holandeze në Hagë.
Kujtojmë që, Rusia ka tërhequr trupat nga Khersoni, ndërkaq i është kërkuar t’i tërheq edhe nga centrali bërthamor në Zaporizhzha./21Media

Back to top button