Irkenc Hyka bëhet baba për herë të parë, zbulon emrin e djalit në dedikimin emocionues

Këngëtari shqiptar, Irkenc Hyka ka ndarë një lajm të bukur, me anë të një postimi në llogarinë e tij në Instagram.
Ai dhe partnerja e tij, Abi Fregjaj janë bërë prindër për herë të parë.
Këngëtari ka njoftuar se djali i tij ka ardhur në jetë, teksa tregoi edhe emrin që kanë zgjedhur për të, Aian.
“Si në ëndërr me ty sot jemi zgjuar! Sa shumë jemi lutur për ty, dhurata jonë e Zotit, Aian! Na e ke çuar jetën në dimension tjetër që kur morëm vesh ekzistencën tënde, dhe sot që të mbajmë në duar e dimë ca do të thotë vërtetë të marrësh frymë! Mami dhe babi do të duan, do të mbrojnë, do të japin çdo të mirë të vetes për të gjithë jetën!”, ka shkruar dje Irkenc Hyka në Instagram.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Irkenc Hyka (@irkenc.hyka)


Ndryshe, Irkenc Hyka ka publikuar sot një projekt të ri muzikor. “Engjëll” mban emrin kënga e tij e re, e cila është publikuar e shoqëruar me videoklip./21Media

Back to top button