Vërshime në Kosovë, Lladrovci u bënë thirrje qytetarëve që të shmangin daljet

Komuna e Drenasit njofton të gjithë qytetarët, se pas të reshurave të vazhdueshme të shiut, disa rrugë, sidomos mbi ura dhe të rrethi në dalje të qytetit, janë bërë vështirë të kalueshme, ndaj kërkojnë nga qytetarët që të kenë kujdes dhe të evitojnë zonat ku ka rrezik qarkullimi.

Ekipet Emergjente janë në terren dhe Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë përmes kompanisë së kontraktuar, është duke bërë debllokimin e kanalizimeve, aty ku është bllokuar.
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, u bënë thirrje qytetarëve që të shmangin daljet pa nevojë dhe t’i shmangen rreziqeve në rrugët ku vërshimet janë me të dendura.
Lladrovci ka kërkuar që qytetarët të kenë mirëkuptim e bashkëpunim, për të tejkaluar gjendjen e krijuar nga të reshurat e dendura të shiut.
“Me shpresën që kjo gjendje të tejkalohet, Komuna e Drenasit falënderon qytetarët për mirëkuptim!”, thuhet në njoftimin e komunës së Drenasit./21Media 
Back to top button