Irma ndan momentin e saj më të vështirë: E lash djalin 10 muajsh për të shkuar në koncert

Këngëtarja e mirënjohur, Irma Libohova, ishte e ftuar në emisionin e së dielës “Ftohtë e nxehtë” në RTV21.
Libohova, në këtë emision foli për shumë tema ndër të tjera edhe për momentin e saj më të vështirë në muzikë.
Ajo ka treguar se i është dashur që ta lë djalin e saj 10 muajsh për të shkuar në një koncert.
“Mbas lindjes, djali ishte i vogël, unë u desh të shkoja në punë, mbas gjashtë muaj leje, për shembull shkonim në pune dhe mendja mbrapa, se kam shkuar jashtë shtetit dhe kam lënë me turne e kam lënë djalin të vogël fare 10 muajsh, domethënë, e kam hequr nga gjiri dhe kam shkuar, janë momente të vështira, por gjithsesi kujtoj për të bukura në ndihmë të të karrierës”, tha ajo.
“Nëse ka një moment që ndihem krenar, është kur kam kryer një shfaqje me sukses, kam bërë një këngë të bukur ose kam marrë atë çka kam pritur, domethënë pritshmëritë e mia ndoshta edhe i kanë kaluar kufijtë, dhe janë duartrokitjet e publikut, çdo artist jeton për ato duartrokitje dhe momentet më të bukura janë pikërisht ato kur njerëzit ty të presin me ovacione”, tha tutje Libohova./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?