Ironizon Selmanaj: Më la përshtypje ndarja e parave për kthim të Çakorrit dhe Zhlebit dhe bashkimin kombëtar

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Driton Selmanaj teksa ka folur rreth projektbuxhetit të vitit 2022, sot është shprehur me ironi se i ka lënë përshtypje ndarja e mjeteve të mjaftueshme për ta kthyer Çakorrin dhe Zhlebin dhe bashkimin kombëtar.
“Ajo çka më la përshtypje se ju kishit ndarë para të mjaftueshme për me kthye Çakorrin dhe Zhlebin, kishit ndarë para të mjaftueshme kishit ndarë para të mjaftueshme për ta bërë bashkimin kombëtar dhe për të realizuar aktivitete për bashkimin kombëtar dhe kjo më jep shpresë se do jeni Qeveri e cila do t’i realizoj premtimet 20 vjeçare të aktivitetit tuaj politik që keni pasur në Kosovë“, ka thënë ai.

Back to top button