Përfundon ndeshja në “Fadil Vokrri”, ky është rezultati ndërmjet Kosovës dhe Polonisë

Ka përfunduar ndeshja në stadiumin “Fadil Vokrri” ndërmjet Përfaqësueses së Kosovës dhe asaj të Polonisë, në të cilën Kosova ka pësuar humbje me rezultat të ngushtë 2:1
Fillimisht, “Dardanet” kanë kaluar në epërsi të parat përmes golit të mbrojtjes Liridona Syla, e cila ka shënuar në minutën e 4’ të ndeshjes për 1:0.
Golin e barazimit për polaket e ka shënuar mesfushorja Karolina Gec në minutën e 18’, kurse golin e fitores dhe të përmbysjes së rezultatit për Poloninë e ka shënuar mbrojtësja Martyna Wiankowska në minutën e 35’.
Kjo ndeshje ka qenë e vlefshme për fazën e grupeve në kualifikimet drejt Kampionatit Botëror 2023 në kategorinë e femrave.
Me tri pikët e reja, Polonia ngjitet në pozitën e parë në Grupin F me gjithsej 11 pikë, shtatë sosh më shumë se kundërshtari i sotëm, Kosova që zë vendin e pestë në tabelë.
 

Back to top button