Ischinger përshëndet arritjen e marrëveshjes, thotë se zbatimi kërkon mbikqyrje konstante

Ish-diplomati gjerman, Wolfgang Ischinger ka përshendetur marrëveshjen e arritur në Ohër, megjithatë ai ka edhe në paralajmërim.

Ai ka thënë se zbatimit të marrëveshjes i duhet mbikëqyrje konstante.

“Duhet edhe skepticizëm: zbatimi kërkon mbikëqyrje konstante, dhe shtytje (bile edhe presion. Vazhdimi i roleve të kumbarës për BE-në, ShBA-në, Gjermaninë dhe Francën është i rëndësishëm. Ka brishtësi shkaku i nënshkrimeve formale.” – tha Ischinger me anë të një postimi në Tëitter.

Para arritjes së marrëveshjes, Ischinger u ka bërë thirrje Kurtit e Vuçiqit që të bëjnë pikën e ktheses.

“Si një mik i të dyjave, Kosovës dhe Serbisë dhe si një ish-negociator i BE-së, kërkojë nga Presidenti Vuciq dhe Kryeministri Kurti që të bëjnë një hap mirëbesimi tani. Më 18 mars, në Ohër, të dy do të kenë një mundësi historike për të treguar guxim dhe lidership politik. Dhe tani është koha për të çuar përpara Serbinë dhe Kosovën së bashku, në interes të popullit të tyre, në interes të Ballkanit Perëndimor dhe në interes të paqes dhe sigurisë në kontinentin evropian”, ka shkruar Ischinger./21Media

Back to top button