Ischinger porosit sërish: Palët ta bëjnë hapin e mirëbesimit tani

Janë bërë tetë orë prej fillimit të bisedimeve në Ohër, e ende nuk ka ndonjë njoftim zyrtar. Lidhur me këtë ka reaguar ish- ministri kosovar Petrit Selimi i cili ka shkruar në Twitter as pas tetë orësh nuk ka ndonjë lajm se çka ndodhi në bisedimet mes Kryeministrit Albin Kurti dhe Presidentit serb, Aleksandër Vuciq në Ohër të Maqedonisë Veriore.

Postimin e tij e ka shpërndarë ish-diplomati gjerman, Wolfgang Ischinger i cili ka thënë se shpreson që palët ta kenë marrë këshilltën e tij për të bërë një pikë kthese.

Ai ka rikujtuar një shkrim që ka botuar të premten në Politico.

Ish-diplomati gjerman, Wolfgang Ischinger, iu është drejtuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq që sot të shfrytëzojnë mundësinë për të bërë hapin historik për dy vendet e tyre dhe të arrijnë një marrëveshje.

Ichinger i këshillon Kosovën dhe Serbinë që ta bëjnë “pikën e kthesës së tyre” tani./21Media

Back to top button