Ahmeti: Po të kisha qenë kryeministër i Kosovës do ta kisha firmosur pa hezitim këtë marrëveshje

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, një një intervistë ekskluzive për TV21 nga Ohri tha se po të kishte qenë kryeministër i Kosovës, në vend të Albin Kurtit, do ta kishte firmosur këtë marrëveshje pa hezitim.
Sipas tij , marrëveshja në fjalë nuk rrezikon substancën.
“Palët nuk duhet të jenë skeptike, nuk duhet të jenë dyshuese. Kjo marrëveshje është kompromis, sepse kjo marrëveshje nuk e rrezikon substancën. Unë, pot ë kisha qenë kryeministër i Kosovës do ta kisha nënshkruar këtë marrëveshje, pa hezitim.”, tha ai./21Media