Ischniger-Bërnabiqit: Shqetësimet nuk adresohen me dhunë dhe trazira publike

Ish-emisari gjerman në bisedimet Kosovë-Serbi gjatë vitit 2007-2008, Wofgang Ischinger kërkoi nga Bashkimi Evropian që të veprojë urgjentisht lidhur me situatën në veri.
“Thellësisht i shqetësuar për tensionet e vazhdueshme. Veprim/roli vendimtar i BE-së urgjent. A është vënë në dijeni Serbia se nxitja e dhunës në shtetin fqinj, Kosovën, do ta bënte të pamundur vazhdimin e procesit të anëtarësimit në BE?”, ka shkruar Ischinger në Tëitter, duke i etiketuar Josep Borrell dhe Ursula von der Leyen.
Lidhur me këto deklarata reagoi kryeminitrja serbe, Ana Bernabiq. Ajo pretendoi se e serbët në Kosovë po arrestohen e po mbahen peng.
“I dashur Ischinger, a e dini pse serbët po protestojnë? Lutjet e tyre janë: 1) Zbatimi i Marrëveshjes së Brukselit (nënshkruar në 2013!); 2) sundimi bazë i ligjit (të mos arrestohen sipas dëshirës dhe të mbahen peng pa pasur as kontakt me familjet e tyre). A është shumë të kërkohet? Në kundërshtim me vlerat e BE-së?”, shkroi Bërnabiq në Tëitter.
Ish-emisari gjerman ka shkruar në Tëitter se kërkesa legjitime ka nga të dyja palët, mirëpo shton se adresimi i shqetësimeve nuk duhet të bëhet përmes nxitjes së dhunës.
“Sigurisht që ka kërkesa legjitime, nga të dyja palët, në fakt. Ajo që nuk është në rregull është adresimi i shqetësimeve të tilla nëpërmjet nxitjes së dhunës dhe trazirave publike. Serbia e di saktësisht se si të veprojë si një fuqi e përgjegjshme! Krishtlindje do të thotë paqe!”, ka shkruar ai./21Media

Back to top button