Isco largohet nga Reali për t’iu bashkuar rivalit të La Ligas

Skuadra spanjolle, Sevilla, ka arritur një marrëveshje për ta transferuar Iscon si lojtar të lirë, dhe lajmin e ka konfirmuar vetë klubi përmes një komunikate zyrtare.


Isco do t’iu nënshtrohet testeve mjekësore nesër, në mënyrë që ta kompletojë marrëveshjen si lojtar i lirë, pasi që kontrata e tij me Realin skadoi këtë verë.
Isco dhe Sevilla kanë rënë dakord për një kontratë deri në qershor të vitit 2024, dhe pritet që kjo kontratë të nënshkruhet gjatë javës së ardhshme.
Isco do t’i bashkohet Sevillas falë trajnerit të kësaj të fundit, Julen Lopetegui, i cili e dëshironte spanjollin për një kohë të gjatë dhe tani më në fund do ta ketë nën urdhrat e tij.
Që prej se u largua nga Malaga drejt Real Madridit, Isco ka arritur të bëjë 352 paraqitje në të gjitha garat për kampionin evropian, duke regjistruar 53 gola dhe 56 asistime./21Media

Back to top button