Isco zyrtarisht lojtar i Sevillës

Isco tashmë është zyrtarisht lojtar i Sevillës, kjo u bë e ditur përmes një njoftimi të klubit.
Mesfushorit spanjoll i skadoi kontrata me Real Madridin, derisa nuk u largua nga La Liga, për t’iu bashkuar rivalit të Los Blancos.
“Isco Alarcon tashmë është zyrtarisht lojtar i Sevilla FC për këtë sezon dhe sezonin e ardhshëm. Pasi njoftoi dje arritjen e marrëveshjes me lojtarin, mesditën e kësaj të hëne lojtari nga Arroyo de la Miel ka vënë nënshkrimin në kontratën që e lidh atë me klubin bardhekuq, pas tejkalimit të ekzaminimit mjekësor. Lojtari do të jetë të paktën deri në fund të sezonit 23/24”, bëhet e ditur në njoftimin e klubit./21Media

Back to top button