Zjarr në Klinë, katër fshatra mbesin pa rrymë

KEDS ka njoftuar se sot gjatë ditës ka shpërthyer një zjarr në Komunën e Klinës.
Sipas njoftimit, ky zjarr, burimi i të cilit nuk dihet ende, ka dëmtuar edhe asetet elektroenergjetike.
Si pasojë, disa fshatra të kësaj komune, përkatësisht Drenoci, Poterqa, Dugujeva dhe Bokshiqi janë pa energji elektrike.
KEDS njoftoi tutje se ekipet janë në vendngjarje, duke bërë maksimumin që linjat e dëmtuara të riparohen dhe konsumatorëve tu kthehet energjia elektrike.
“Lusim të gjithë të kenë kujdes dhe të mos ndezin zjarre, pasi ato po bëjnë dëme të mëdha edhe ne asetet elektroenergjetike, duke ndikuar direkt në furnizimin e konsumatorëve me energji elektrike”, shtoi KEDS m♪7 njoftim./21Media

Back to top button