Ish-deputetja e LDK: Ballkanin e Hapur nuk e pranojmë as në këmbim të njohjes

Mijëra protestues në Tiranë po protestojnë kundër vizitës së presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe Ballkanit të Hapur. Afër ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha është parë edhe ish-deputetja e LDK-së, Melihate Tërmkolli.
Tërmkolli ka thënë se Ballkani i Hapur është një thikë pas shpine për shqiptarët.
Sipas saj, Ballkani i Hapur është përpjekja e fundit e Vuçiqit që të realizojë planin shumë vjeçar serb por që kjo nuk do të ndodhë.
Ajo e ka këshilluar kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama që në dy ditët e samitit të shpall nul këtë nismë.
“Do sorosian të ri i kam dëgjuar duke thënë se nëse Serbia njeh Kosovën do ta pranojmë Ballkanin e Hapur, kurrë dhe asnjëherë. Edhe po ta njeh Kosovën nuk do ta njohim Ballkanin e Hapur. Edi Rama bën mirë që sot e nesër të bëjë vetëm një veprim, ta shpall nul këtë paktë dhe duhet ta bën një gjë të tillë. Nuk e duron Kosova, nuk e durojnë shqiptarët këtë pakt. Ai tha se ne shqiptarët kemi vetëm një paktë dhe atë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Evropën, me perëndimin. Kjo është lidhja jonë, ky është pakti ynë“, ka thënë ajo.
“Sa herë që cenohet kombi ynë do të jemi bashkë, gjithmonë do jemi bashkë”, ka shtuar Tërmkolli./21Media

Back to top button