Ish i burgosuri ndryshon jetën për të mirë

Nga një ish i burgosur në person me ndikim të madh në mediet sociale. Ky është Rayshawn Washington nga Filadelfia e SHBA-ve.
Washington tani arrin të bëjë truqe mahnitëse me biçikletë. Ai po ashtu me pasionin e tij, truqet me biçikletë, u ndihmon fëmijëve që edhe ata të mësojnë të ngasin biçikletat dhe njëkohësisht të realizojnë truqe me to, e për këtë ka një qëllim që është shmë me rëndësi. Ai me këtë synon që t’i largojë ata nga problemet, pra të mësojnë të bëjnë truqe e të largohen nga problemet e rrugës.
Washington pas burgimit u bë edhe njëri prej fytyrave në fuahatën e re të prezantimit të xhiseve për Tommy Hilfinger.
Ky person në një intervistë për media ka treguar se një ditë ka marrë një mesazh nga një person i kësaj kompanie. Sipas tij, ata i ofruan të bëjë fushatë për koleksionin e Hillfinger për pranverë.
Washigton ka thënë se kur është futur në burg, e ka ditur se një ditë do të ndryshonte jetën për të mirë, të përjetonte momente si këto.
Ai ka treguar se si para se të futej në burg, ka shkuar tek gjykatësi i tij dhe i ka thënë se më nuk do të sillej keq, por se do të ndryshonte për të mirë.
Kjo s’ishte aspak e lehtë për të. U fut në burg në vitin 2019, por kur doli ia vuri synim vetës që të largohej nga problemet, por po ashtu edhe të ndihmojë të rinjët që të largohen nga problemet e mundshme.
Tani që Washington është pjesë e fushatës së re të Hillfinger, dëshiron të punojë më shumë, dhe me punën e tij shpreson t’i inspirojë fëmijët, t’u tregojë atyre se njeriu mund të ndryshojë jetën për të mirë./21Media
https://www.youtube.com/watch?v=ax3ovvDcRnM

Back to top button