Ish i dashuri ia kërkoi telefonin për ta kontrolluar nën kërcënimin e armës

Një femër ka raportuar në Policinë e Kosovës se ish i dashuri i saj ia ka kërkuar telefonin për ta kontrolluar dhe se gjatë asaj kohe i dyshuari ka ekspozuar një revole të cilën e ka pasur në brez.
Rasti ka ndodhur në Shtime të martën rreth orës 08:10.
Me urdhër të Gjykatës është bërë kontrolli i shtëpisë së të dyshuarit ku është gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie dhe tre fishekë. I dyshuari nuk është hasur. Rasti është duke u hetuar./21Media

Back to top button