Arrestohet nën dyshimin se vodhi ari e para, i gjendet edhe marihuanë

Një burrë kosovar është arrestuar dje në “Qerqiz Topulli” në Viti, nën dyshimin se në shtëpinë e një femre kosovare kishte vjedhur një sasi të stolive të arit dhe para.
“Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe sekuestruar një sasi e dëshmive ndërsa në veturën e tij i është gjetur një sasi substancë e dyshuar e llojit marihuanë në peshë 11.9 gram.”, ka informuar Policia.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./21Media

Back to top button