Ish-kandidati për Kryetar të Gjilanit, Behxheti i bashkohet AAK-së

Ish-kandidati i pavarur për kryetar të Gjilanit, Lulzim Behxheti i është bashkuar sot Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).
Këtë e ka bërë të ditur kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.
“Nga sot, Lulzim Behxheti ka vendosur që angazhimin e tij për vendin ta japë në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, duke iu bashkuar vizionit tonë për një Kosovë të sigurtë e të zhvilluar ekonomikisht”, ka thënë Haradinaj./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?