Kaloni te përmbajtja kryesore

Osmani i uron shërim të shpejtë kryeministrit të Sllovakisë

Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico është plagosur të mërkurën nga një person i cili shkrepi katër plumba në drejtim të tij afër Shtëpisë së Kulturës në Qytetin Handlova të Sllovakisë.

Për këtë sulm ka reaguar edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila i ka uruar shërim të shpejtë Ficos.

“I uroj kryeministrit sllovak Robert Fico një shërim të shpejtë pas sulmit të turpshëm të sotëm. Ne i dënojmë fuqishëm këto akte dhune që kërcënojnë vlerat europiane”, ka Osmani në platformën “X”.

Mediat kanë raportuar se kryeministri u qëllua në bark dhe tani është duke u operuar./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button