Sot Vuçiq bën betimin pë president
Aleksandër Vuçiq sot merr postin e Presidentit të Serbisë
Presidenti i zgjedhur i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, pritet që të bëjë betimin sot, të përcjellur nga protesta opozitare që kundërshton inaugurimin e tij. Vuçiq, do të betohet sot në mesditë. Është paralajmëruar se portestuesit e mbështetur nga shumica e partive opozitare do të protestojnë para parlamentit.
Në rrugën e tij drejt inaugurimit, protestuesit e mbështetur nga shumica e partive opozitare do të protestojnë përpara parlamentit në qendër të Beogradit.
Ndryshe Vuçiq deri dje ishte ne postin e kryeministrit të Serbisë, nga cili dha dorëheqje për t’i lënë vend postit të presidentit./21Media