Ish kryeministri slloven slloven e ndërlidh arrestimin e kryeshefit të KEK-ut me rastin e Martin Berishajt

Për arrestimin e kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi ka reaguar edhe ish kryeministri slloven, Janez Jansha.

Jansha ka ngritur dyshimet se arrestimi i tij ka të bëjë me hetimet ndaj ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

Jansha përmendi edhe kryeministrin aktual slloven, Robert Golob.

“E fundit: Arrestimet dhe bastisjet e shtëpive në industrinë elektrike të Kosovës, me sa duket rezultat i gjetjeve të hetimit të rastit Berishaj, GEN-it dhe shefit te qeverise Golobit”, shkroi Jansha në rrjetin e tij social “Twitter.

Policia e Kosvës ka arrestuar Krasniqin të mërkurën nën dyshimin se ka keqpërdorur detyrën e tij zyrtare, ish-shefi i qeverisë sllovene, Janez Jansha e ndërlidh me hetimet në rastin e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, i cili po dyshohet po ashtu për shpëlarje parash./21Media

Back to top button