Ish-kryeministri suedez: Çështja e veriut të Kosovës duhej të zgjidhej kohë më parë

Ish-kryeministri i Suedisë, Carl Bildt, ka thënë se situata e veriut të Kosovës është dashur të zgjidhet shumë kohë më parë.

Bildt, mes tjerash potencoi se në vend të një zgjidhjeje, situtata është lënë vetëm të acarohet.

“E di që është shumë më e lehtë të thuhet se sa të bëhet, por çështja e veriut të Kosovës, dhe situata e serbëve të mbetur në Kosovë, është dashur të zgjidhet shumë kohë më parë. Në vend të kësaj, ajo është lënë vetëm të acarohet. Duhet të kishim nxjerrë mësimin: Konfliktet e ngrira nuk ngrihen kurrë përgjithmonë”, shkroi Bildt në platformën “X”.

Back to top button