Ish-kryetari i Klinës nderohet me titullin “Nderi i Qytetit”

Ismet Rraci është vrarë më 23 prill 2001

Me propozimin e Kryetarit të Komunës së Klinës, Sokol Bashota, Kuvendi i kësaj komune unanimisht ka votuar për ndarjen e titullit “ Nderi i Qytetit” ish- Kryetarit të Komunës, Ismet Rraci.

Siç njofton zyra për informim, propozimi i kryetarit Bashota është mbështetur nga të gjithë anëtarët e subjektet politike që përfaqësohen në Kuvendin e Komunës së Klinës.

“Në përvjetorin e vrasjes së ish- Kryetarit të Klinës, pedagogut, veprimtarit dhe atdhetarit të shquar, Ismet Rraci, propozoi që ai të shpallet “Nderi i Qytetit”,  për kontributin e dhënë jo vetëm në fushën e arsimit, por edhe për ngritjen e kapaciteteve demokratike e shtetformuese”, ka propozuar Bashota.

Ismet Rraci, emrin e të cilit e mban shkolla më e madhe në Klinë, në të cilin me vite kishte punuar,  është vrarë më 23 prill 2001.

Akademia përkujtimore dhe aktivitetet tjera në 16 vjetorin e vrasjes së Rracit do të mbahen nën patronatin e Bashotës./21Media

Back to top button