Talenti kosovar nënshkruan me klubin austriak

Talenti nga Drenasi ka nënshkruar kontratë profesionale me klubin Austria Wien

Vesel Demaku, një nga talentët e ri kosovarë në Evropë ka nënshkruar kontratë profesionale me klubin austriak Austria Wien.

Demaku më herët ka qenë pjesë e akademisë së klubit Redbull Salzburg, dhe ka kaluar nëpër të gjitha grupmoshat duke u bërë i njohur si një nga talentët e ardhshëm në futbollin evropian.

Ai gjithashtu përfaqëson kombëtaren e Austrisë në grupmoshat U17, dhe shihet si një futbollist shumë premtues për të ardhmen e kombëtares austriake, shkruan rtv21.tv.

Veseli i cili vjen nga Abria e Drenasit është po shkon hapave të drenicakut tjetër Herolind Shalës, i cili luan në Turqi dhe reprezenton kombëtaren e Kosovës.

Austria Wien është klub i Bundesligës austriake, një nga dy klubet e ligës që asnjëherë nuk ka rënë nga liga  dhe ka fituar 24 tituj të nivelit më të lartë në Austri, 27 Kupa të Austrisë dhe 6 Superkupa të Austrisë./21Media

Back to top button