Qeveria mblidhet sot për masat e reja antiCovid

Qeveria së Kosovës do të mblidhet sot në ora 16:00, për të diskutuar dhe vendosur rreth shtrëngimit të mëtejmë të masave të reja anti-COVID.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.
Sipas diskutimeve me nivelin komunal, që ka bërë ministri i shëndetësisë, Arben Vitia pritet që masat e reja të cilat do të jenë të vlefshme deri më 13 shtator të jenë këto:
Viti i ri shkollor të shtyhet deri më 13 shtator, ku do të rivlerësohet situata.

Të kthehet ora policore nga ora 22:00 deri në 05:00.

Gastronomia të mbyllet nga ora 21:30.

Të shtohet staf shëndetësor dhe inspektorë rreth 1 mijë e 116.

Back to top button